MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail
Sign in to Windows Live ID Web Search:   
go to MSNGroups 
Groups Home  |  My Groups  |  Language  |  Help  
 
Kosova.webKosovaweb@groups.msn.com 
  
What's New
  Join Now
  Mirėseerdhėt  
  Libri i vizitorve  
  General  
  Gjergj Kastrioti  
  Adem Jashari  
  Azem BEJTA  
  Fehmi LLadrofci  
  Prof. Ukshin HOTI  
  Prozė  
  
  Monolog i NĖNĖS KOSOVĖ  
  Poezi  
  Testim pėr njohuritė tuaja  
  Anekdota  
  Aforizma  
  Pictures  
  Fotoalbumi  
  Humor  
  Humor  
  Pėrralla  
  Biografija & Aplikacioni  
  Ndarja (Divorci)  
  Lidhje - Links  
  Vetvrasja dhe babadimri  
  Faqja e fundit  
  
  
  Tools  
 

 



"Bisedė e imagjinuar me njė dėshmor tė lirisė"

Syte e tij kishin njė qendrim te mprehte, fytyra e tij e ftohet qendronte pa levizur, i mbuluar me nje flamur te bukur dukej madheshtor. Ju afrova ngadalė, nuk frigohesha nga ai, sepse heronjet jane edhe te vdekur te bukur janė. Frymemarja e tij kishte pushuar per te mare fryme nje popull i tere, nje popull qe kishte arritur ne kulmin e poshterimeve dhe malltretimeve, nga armiqet me te felliqur qe mund te kishte.
Ne imagjinaten time e pashe qe u ngrit ne kembe, shikoi gjate ne te gjitha anet dhe dy pika loti i rane mbi fytyren e tij, kreshnike. Me drejtoi syte e tij te imte me aq dashuri saqe per kete moment do te falja te gjitha ēka qe kisha.

Para se te them nje fjale te vetme, me lejo te te perkulem, me lejo te te falenderoj,te prek doren tende-i thashe. Nuk me erdhi turp te ulem ne gjunj para tij,perkundrazi isha krenar, nje kenaqesi qe nuk do te mund te blihej me te gjitha te hollat e kesaj bote te cuditshme.
Zgjohu- me tha, zgjohu o vellai im, dua te te shoh te zgjuar, te madh, te lumtur, dua te shoh buzeqeshjen ne fytyren tende, te shoh frymemarjen tende te lire, kjo eshte deshira ime e fundit. U zgjova dhe ne gjoksin tim u mblodhen ndjenja aq te perziera, saqe trupi me dridhej i teri. Ne koken time shihja njerez qe notonin neper ditė, perditshmeria e tyre kishte mare ne rjedhe normale dhe endeshin ne rrugen e tyre duke mos shikuar anash, e as prapa. Me shfaqeshin njerez qe valvitnin flamuj e ju shterrej zeri duke bertitur per demokraci, duke treguar per "trimerite" qe kishin bere; turma qe ju shkonin prapa dhe ne jeten e tyre e sotmja kishte lindur vetem sot, sepse besonin se kishin ndryshuar dhe ishin bere pjese e nje bote moderne, nje modernizem te cilit nuk ja dinin rrenjet.

Njerez qe kishin bere poshtersine me te madhe, qe do te mund te benin: kishin harruar se shkelnin mbi gjakun e dikujt dhe cdo hap i tyre shkelte mbi trupa trimash qe kishin qendruar dhe rene heroikisht.
Shikoja fytyra nenash qe ende kishin lote te pathare mbi rudhat e tyre, rudha te jetes e te vuajtjes, te dhimbjes per bijte e tyre. Shikoja njerez qe ngrinin pallate prej tullash, te bukura, te ngrohta...shikoja nerez nen tenda, femije te merdhire, te paveshur dhe nuk mund ta besoja se te gjithe keta jetonin ne te njetin nenqiell.


E ktheva koken edhe nje here nga vigani i lirise dhe e shikova teper permallueshem, me erdhi aq turp qe isha kujtuar aq rralle per te, me erdhi aq rende kur shikova edhe nje here plagen e tij, aq keq kur pashe rinine e tij te humbur. Qielli sikur m'u ngrys dhe kembet sikur me leshuan. O shpirt i shtrenjte, o jete e pajetuar, ti rruge e jetes sime, si do te mund qe te te harronim? A thua edhe toka e vendlindjes rendohet me hapat tone mosperfilles? Te perkulem o shpirt i paster dhe do te mbaj me vete cdo minute te ekzistenes sime, nuk do te lejoj qe te harroj.

E di qe kurre nuk do te arrij madheshtine tende dhe une as qe e mendoj kete, por une do te perpiqem qe me cdo hap, me cdo fjale te jem pjese e renies tende, e endrres tende qe po e jetoj une.
Me shikoi edhe nje here dhe pashe nje dridhje te lehte ne buzen e tij dhe sikur deshironte te me thoshte, jeto o vellai im, sepse tani do te pushoj i qete, sepse tani zemra ime do te ndalet e qete.

Vetem tani do te kuptoj se une kam rėnė, pėr tua sjellur LIRINE.

Duajeni Lirinė, jetojeni dhe ndertojeni LIRINĖ, ajo ėshtė mė e shtrenjt se Jeta.

Huazuar nga Albachat (neon)

 

Notice: Microsoft has no responsibility for the content featured in this group. Click here for more info.
  Try MSN Internet Software for FREE!
    MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail  |  Search
Feedback  |  Help  
  ©2005 Microsoft Corporation. All rights reserved.  Legal  Advertise  MSN Privacy